Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gjithcka ka nisur pas nje premtimi: “Ja pakti i vendosur ndermjet Contes, Zhang dhe Marottes: ka te beje me…”

Inter, gjithcka ka nisur pas nje premtimi: “Ja pakti i vendosur ndermjet Contes, Zhang dhe Marottes: ka te beje me…”
Inter Club Staff

Nje muaj me vone pas takimit ne Villa Bellini, tekniku i Interit, Antonio Conte, dhe administratori i delguar i Interit, Beppe Marotta, kane dale perballe gazetareve.

Ata kane prezantuar sezonin e ri te Interit dhe ndeshjen e pare qe do te luhet sot, ndaj Fiorentines.

“Dyzete minuta konference qe jane si pasoje e atij 25 gushti, ku nje pe i holle eshte bere nje zinxhir prej hekuri.”

“Prapa gjithe kesaj ka nje premtim te forte, nje shtrengim duarsh ndermjet Antonio Contes dhe Steven Zhang, pervec se edhe me drejtuesit e tjere.”

“Dicka e ngjashme me: ‘ju, drejtues, mos shkoni lart e poshte duke thene se jemi favorite per kampionatin dhe une, tranjeri, do te evitoj cdo lloj polemike publike me ju’.”

“Pika e nisjes eshte e gjitha ketu. Eshte celesi i leximit per te kuptuar deri ne fund, strategjine e Zhang, qe ka qene regjizori.”

“Ai ka ulur palet dhe ka qene ndermjetesuesi nje muaj me pare.”

“Vete presidenti ka qene prezent nderkohe diten e djeshme ne Pinetina, ku ka pershendetur skuadren dhe me pas ka shkuar te beje disa shaka me Conten, Marotten dhe Ausilion, nje autostrade ideale drejt nje konference per shtyp”, tregon La Gazzetta dello Sport.

“Cfare qendron nga 40 minutat e djeshme? Ate qe nuk eshte degjuar kurre. Kurre per shembull, ne asnje moment, Marotta dhe Conte nuk e kane thene fjalen ‘scudetto’.”

“Edhe per ndonje gabim. Per asgje ne bote nuk e thane. Dhe te dy, me shikim te vendosur drejt kompjuterit, nuk e kane thene hapur kete objektiv.”

“Conte ka berre nje hap perpara drejt klubit, kur ka shpjeguar se: “Shpesh harroj qe te shijoj rrugetimin qe bej me skuadrat dhe shqetesohem me shume nga sa duhet. Duhet te mesoj nga kjo gje.”

“Me fjale te tjera, ai ka dashur te thote se do te menaxhoj situatat edhe ne rast se nuk do te kete suksese, kurrre me shperthime si ai pas Europa League.”

“Nderkohe, ngjitur me te, edhe Marotta vete e ka bere nje hap drejt tranjerit duke thene:

“Vitin e kaluar kemi bere nje pune te jashtezakonshme. Ka qene nje merite e madhe e Contes, ka qene nje rrugetim i madh per sa i perket rezultateve. Objektivat kete sezon jane te njejtet: te arrijme ne kater vendet e para, te marrim pjese me devotshmeri ne Europe dhe kompeticionet e tjera.”

Pra, asnje fjale kampionat. Edhe kety. Por Marotta ka dashur te nenvizoje ne fund se: “Vitin e shkuar Conte ka pasur disa raste kur kthehej nga pankina dhe nuk kishte asnje mesfushor per shkak te demtimeve.”

Nje tregues ky qe koherat kane ndryshuar, dhe pajtimi ka ardhur duke pranuar cfare eshte bere gabim vjet e duke punuar mbi gabimet per nje Inter qe mund te sjelle jo pak gezime per tifozet e saj kete sezon.

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.