Zinedine Zidane tregohet nje zoteri i vertete: “Po, fitoi Reali, por duhet ta pranojme qe Interi…”
Tranjeri i Realit te Madridit, Zinedine Zidane, pasi ka mundur Interin ne Champions League, eshte ndalur te flase per mikrofonat e Sky Sport.
“Kemi fituar por ka qene nje ndeshje e veshtire kunder nje skuadre teper te mire si puna e Interit qe e ka treguar ne fushen e lojes dicka te tille.”
“Me te vertete qe Reali i Madridit fitoi, por ndeshja ka qene shume e ekulibruar dhe skuadrat kane merituar njesoj.”
“Ne fund arritem te gjenim golin e trete qe na jep tre piket dhe per kete fakt jemi teper te lumtur, nuk mund ta mohoj.”
“Per ne ishte nje finale por edhe per ta. Duhet te jemi te lumtur per tre piket, jane shume te rendesishme per skuadren tone.”
Rrugetimi eshte me i thjeshte per ju tani?
“Jo. Sepse do duhet te shkojme perseri ne Itali dhe te luajme kunder nje skuadre te madhe si puna e Interit.”
“Do te jete nje ndeshje e rendesishme ne menyre te njejte dhe te shohim cfare do te ndodhe. Sot per ne ishte e rendesishme te fitonim dhe te mernim tre piket.”
“Jemi te lumtur per kete dhe per lojtaret. Por edhe Interi ka nje skuader shume te bukur. Na pret nje sfide emocionuese tjeter.”