Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

654 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte teper i hidheruar pas ndeshjes: “Me ka ngelur nje shije e keqe: ja pse. Por ju mos harroni dicka…”

Conte teper i hidheruar pas ndeshjes: “Me ka ngelur nje shije e keqe: ja pse. Por ju mos harroni dicka…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, tekniku i Interit, ka folur per mikrofonat e Sport Mediaset pas ndeshjes dhe ka komentuar keshtu ndeshjen e humbur ndaj Real Madrid.

Cilat jane ndjesite e tua pas kesaj ndeshje?

“Eshte nje rezultat qe te le nje shije shume te hidhur. Keto ndeshje tregojne se ka nje rritje ama, sepse nuk e di sa skuadra vijne ketu ne Madrid dhe te bejne nje ndeshje te tille.”

“Por edhe te pesojne dy gola dhe me pas te reagojne keshtu. Sipas meje keto jane hapa te rendesishem qe skuadra po ben.”

“Me ka pelqyer shume sot mentaliteti i nje skuadre qe ka dashur te beje ndeshje ne saj. Por me ka ngelur nje shije e keqe qe djemte e mi nuk moren dicka me shume nga kjo ndeshje sepse e merituan.”

“Rezultatet ne kete moment nuk po na gezojne, por keto jane ndeshje qe duhet te na japin besim per te ardhmen dhe per te qene nje skuader e respektuar ne Europe.”

A e shpjegon dot situaten e golave te pesuar?

“Ka shume pak per te shpjeguar te nje gabim i bere ne nje pasim, edhe pse per mua ishte faull per Hakimin te goli i pare.”

“Pastaj kemi pesuar nje gol te evitueshem nga Sergio Ramos. Jane situata te cilat na penalizojne.”

“Puna qe po bejme duhet te ndalet edhe te keto gjera te vogla ne dukje, por qe jane te rendesishme.”

Kualifikimi eshte ende i mundur?

“Mos harroni dicka, ka edhe nente pike ne loje. E dinim qe ky grup i Champions League do te ishte me i veshtire, por ne keto ndeshje te mbetura do te bejme gjithcka per te kaluar turnin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.