Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne skuadren zikalter ekziston nje lojtar qe i ka treguar Contes se “e kishte gabim per te”: ja per ke behet fjale!

Inter, ne skuadren zikalter ekziston nje lojtar qe i ka treguar Contes se “e kishte gabim per te”: ja per ke behet fjale!
Inter Club Staff

Nga nje lojtar i padeshiruar, ne nje resurs te ri per skuadren dhe nga nje lojtar per tu larguar, ne nje arme me shume per Interin.

Kjo eshte ajo qe i ka ndodhur Ivan Perisic, qe u rikthye nga Interi pasi Bayern Munich nuk e bleu lojtarin ne vere.

Lojtari kroat ka luajtur pa asnje paragjykim dhe ka punuar fort per te fituar vendin e tij tek ky Inter pa u ankuar asnjehere.

Prandaj edhe Antonio Conte ka besuar tek ai, edhe pse asnjehere nuk e ka hedhur ne fushen e lojes ne asnje nga pozicionet e tij natyrale.

Per ate qe shkruan Tuttosport, kjo ka qene nje fitore e madhe e Ivan Perisic qe ka ditur te vihet ne dispozicion te skuadres kur eshte kerkuar ndihma e tij.

DYSHIMET E FORTA – “Kur ne daten 22 shtator, ne mes te merkatos, zerat e jepnin si nje te larguar te sigurt, Ivan Perisic deklaroi se donte te qendronte ne Milano, por shume tifoze kapen hunden.”

“Sulmuesi kroat, ne fund te fundit, ishte ne listen e te larguarve viti ne kaluar bashke me Nainggolan dhe Icardin, dhe ka qene nje simbol i Interit te Spallettit qe fitoi kualifikimin ne Champions edhe pse me nje skuader te prere me thike ne mes per problemet ne dhomat e zhveshjes.”

FITIMI I BETEJES NGA PERISIC – “Mendohej ama, se do te perfundonte njesoj si ne veren e 2019, kur lojtari u largua per deshire te Contes.”

“Ne ate kohe ai nuk e beri dot pozicionin e lojtarit te krahut edhe pse u provua ne vere dhe iku ne Gjermani.”

“Por fati e solli perseri ne Milano, por kesaj radhe me mendje te re: ai deshironte te qendronte dhe ishte i gatshem te bente te gjitha sakrificat e nevojshme per te fituar nje vend te skuadra e Contes.”

“Keshtu ai ka filluar te punoje shume per levizjet si nje lojtar i gjithe krahut te majte, e te jete nje alternative e Ashley Young.”

NJE XHOL I CMUAR – “Perisic eshte perdorur gjithmone ne kete fillim sezoni nga Conte si lojtar i krahut te majte.”

“Titullar me Fiorentinen (jo mire), Lazion (assist per 1-0 e Martinez, por nuk markoi mire Milinkovic-Savic te 1-1) me Milanin (assist per 1-2 e Lukaku),  Borussia Monchengladbach (mire), dhe Genoa (ashtu-keshtu), e me Beneventon si zevendesues.”

“Por me pas kane ardhur provat gjenerale per sulmues: ne minutat e fundit ndaj Shakhtar dhe nga minuta e pare ndaj Parmes dhe Real, duke shenuar dy here me keto dy te fundit. Jo keq apo jo?”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.