Duarte zbulon prapaskenen e madhe: “Ja pse deshtoi transferimi i Gabriel Jesus te Interi: gjithcka sepse Mancini…”
Sabatino Durante, agjent i njohur i merkatos ka folur per Calciomercato.it, duke zbuluar nje prapaskene te madhe te merkatos se Interit.
“Gabriel Jesus? Mund te vinte vertete tek Interi, por Mancini nuk i beri nje telefonate te vetme lojtarit per ta marre ne Milano.”
“Per kete ka zgjdhur Manchester City. Ai ishte ne nje pozite ku kishte nevoje te ndinte sigurine e ambjentit ku po shkonte.”
“Ishte nje nga lojtaret me premtues se Palmeiras. Interi po e kerkonte me ngulm lojtarin, ishte e interesuar per te, por i thash zikalterve qe ti thonin Mancinit ta telefononte sepse behej fjale per nje djalosh teper te ndjeshem.”
“Interi nuk e di cfare beri, por Mancini nuk e telefonoi kurre, ndryshe nga Manchester City, ku Guardiola e telefonoi dhe e bindi.”
Duarte me pas ka folur edhe per transferimin e Lautaro Martinez te zikalterit: “E kishte blere Atletico Madrid lojtarin.”
“Por Simeone u terhoq per pak pak kohe. Preferoi qe te merrte nje sulmues te pare me peshe dhe mori perseri Digo Costen.”
“Ne ate pike u hap nje okazion i madh per Interin qe e mori lojtarin. Cfare e ardhme e pret Lautaron? Mendoj se do te qendroje edhe sepse Zanetti ka nje influence te madhe tek ai.”