Inter, Bastoni zbulon direkt pas ndeshjes: “Ja cfare na ka dhene me shume Inzaghi ne krahasim me…”
Menjehere sapo ka mbaruar ndeshja ne San Siro, zikalterit kane festuar fitoren e radhes ndaj Torinos me rezultatin 1-0.
Nder te paret qe ka folur per mediat ka qene Alessandro Bastoni i cili eshte ndalur perpara mikrofonave te DAZN.
“Jam nje mbrojtes, ka shume jave qe nuk pesojme gol pas nje nisje te veshtire aty prapa. Jam i lumtur per kete.”
“Kemi folur shume dhe kemi arritur qe te rikthehmi te forte ne menyre te mrekullueshme.”
Ti je nje simbol i nje Interi me te lire. Na ndihmo ta kuptojme pak kete liri…
“Eshte e vertete. Eshte merite e Inzaghit. Ai ne krahasim me vitin e kaluar na ka dhene kete paparashikueshmerine ne loje qe vitin e kaluar na mungonte pak.”
“Ne zbavitemi vete dhe zbavisim tifozet. Por gjeja me e rendesishme eshte qe fitojme dhe kemi bere nje muaj perfekt.”
Scudetto cfare ju jep me shume kete sezon?
“Sigurisht ka shume bindje ne aftesite tona dhe normalisht buron edhe nga ajo Scudetto e fituar vitin e kaluar.”
“Kemi motivim te forte per te luftuar edhe kete sezon per te fituar.”
Sfida eshte te permiresohet nje skuader me numra stratosferike apo te mbahet ky nivel?
“Ne gjendemi shume mire edhe duke luajtur cdo tre dite. Eshte bere dicka normale. E perseris, ne zbavitemi, gjendemi mire, edhe lojtaret e rinj jane integruar super.”