Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,136 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere dello Sport nuk permbahet: “Dje ne Milano ndodhi nje maskarade: arbitri Taylor nje gabim te tmerrshem kur…”

Corriere dello Sport nuk permbahet: “Dje ne Milano ndodhi nje maskarade: arbitri Taylor nje gabim te tmerrshem kur…”
Inter Club Staff

Nje dite pas Inter-Real Madrid, Corriere dello Sport, e konsideron ‘ngeles’ arbitrin e ndeshjes, Anthony Taylor.

Per te nje note 4,5 per ndeshjen e djeshme: “Nje kushtezim i rende nga ana e arbitrit Taylor qe tashme i ka harxhuar te gjitha biletat e gabimeve te tij.”

“Ne Bruges kunder Lazios, kolegu ne VAR, Atwell (i njejti me dje) arriti qe ta conte deri tek OFR (kontrolli i monitorit ne fushe), per nje penallti te ngjashme me ate qe nuk i dha dje Gagliardinit.”

“Po, sepse ajo penallti ishte dhe pike. Ishte me shume se ajo ndaj Vidal. Por te jemi te qarte: Reali eshte Reali… Tek rasti i Vidal ai u tregua i lehte. Ose je i rende me te gjithe, ose me asnje…”

“Nuk mund te japesh ate penallti per Realin, dhe me pas te mos japesh ate per Interin, qe ishin praktikisht e njejta gje.”

“Ne zonen e Realit nderkohe, kur rezultati ishte 0-1, Lucas Vazquez, nuk e pa fare topin dhe perqafoi e rrezoi ne toke Gagliardinin.”

“Ishte nje faull i paster, ishte nje penallti. Nuk ka asnje dyshim per kete. Kush thote te kunderten eshte thjeshte dashakeq ne kete histori.”

“Nderkohe tek rasti i Vidal, ai ishte gati per te gjuajtur, Varane fut kemben dhe Vidal ndalohet te gjuaje.”

“Nuk eshte nje rast i qarte, por te pakten nje shikim ne monitorin e VAR duhej. Pastaj Vidal beri nje budallallek me brire: tentoi nje perplasje me arbitrin dhe kartoni i dyte ishte i paevitueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.