Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Eriksen, cfare po ben Marotta? “Ai ka vendosur cmimin per largimin e tij: do te shitet vetem per…”

Inter-Eriksen, cfare po ben Marotta? “Ai ka vendosur cmimin per largimin e tij: do te shitet vetem per…”
Inter Club Staff

Nga 6 minutat ndaj Real Madrid, te 8 minutat kunder Sassuolos ne Reggio Emilia.

Eriksen nuk mendonte me se do te futej: zevendesimi u vonua sepse ai duhet te kompletonte edhe veshjen e tij.

Por me sa duket, pertej ketyre minutave, raporti ndermjet mesfushorit danez dhe Interit duket se ka ardhur ne fund.

Nje shitje e tij ne janar duket si gjeja me e mundshme dhe kur jemi vetem nje muaj larg sesionit dimeror te merkatos, Interi po kerkon bleres.

Deklarata e administratorit te deleguar te Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar vullnetin e klubit, e vendosur per te mos e mbajtur Eriksen.

Ish-Tottenham, ka ardhur si nje mundesi merkatoje gjashte muaj perpara perfundimit te kontrates janarin e shkuar.

Por ai deri me tani ka vuajtur shume nje sistem loje ku nuk ka arritur kurre te perfshihet. Por edhe kalimi tek nje 3-4-1-2 nuk e ka ndihmuar ate.

Sipas asaj qe tregon Tuttosport, strategjia e Interit e vendosur nga Marotta eshte e qarte: Eriksen duhet te shitet per te pakten 27 milione euro, ky eshte cmimi i tij ne merkato.

Me ato para me pas do te tentohet te blihet nje mesfushor me tipare mbrojtese, ku emri i Leandro Paredes eshte nje emer teper i lakuar por edhe i Granit Xhaka nga Arsenal.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.