Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Olimpico… te Olimpico: por kujdes, eshte vetem fillimi per Zhang: “Ai ka vendosur hapin tjeter te madh: do…”

Nga Olimpico… te Olimpico: por kujdes, eshte vetem fillimi per Zhang: “Ai ka vendosur hapin tjeter te madh: do…”
Inter Club Staff

Pasi ka ndjekur hap pas hapi transferten e Interit ne Olimpico, Steven Zhang eshte gezuar shume per gjithcka cfare ndodhi dje dhe pardje.

Presidenti i Interit ka gezuar si i cmendur bashke me stafin e tij, me drejtuesit dhe me lojtaret e Interit. Ka treguar edhe njehere se eshte shume i lidhur me Interin.

“Nje premtim eshte nje premtim. Dhe ja ku eshte Steven Zhang, duke kenduar e duke kercyer me koret e tifozeve poshte Curva Nord.”

“Gjithcka ka dale, gjithcka ka nje kuptim. Ne fund te fundit, ky eshte stadiumi ku ka lindur edhe Interi i tij.”

“Ishte gjithmone muaji maj, kur kater vite me pare, Interi rilindi. Perballe ishte Lazio, ishte nata e golit te Vecinos.”

“Nga ferri ne Champions, ne metrat dhe minutat e fundit. Ishte vetem fillimi i nje rrugetimi dhe aty dukej gjithcka e mbare.”

“Prandaj imazhet e dy diteve me pare – i njejti stadium, e njejta buzeqeshje – jane shume te forta, shume.”

“Duket si nje rreth qe eshte mbyllur, por mos mendoni se rrugetimi ka mbaruar. Nuk ka mbaruar aspak” – nenvizon La Gazzetta dello Sport.

“Ne janar, pasi kishte rrembyer Superkupen perseri ndaj Juventusit, presidenti kishte festuar me nje “+2 and we continue”, qe do te thote trofeu i dyte dhe vazhdojme keshtu.

“Po, Inter vazhdoi. E beri perseri ate gje ndaj Juventusit. Me nje modalitet te ngjashem madje, duke rrezikuar te humbase, por me pas duke u iluminuar ne pafundesi.”

“Zhang e ka pare ndeshjen ne tribune duke marre fryme thelle, duke gezuar si i cmendur, duke bere rolin e nje tifozi.”

“E eshte pikerisht ketu momenti kur numri nje gezon shume me te gjithe bashkepunetoret e tij, me drejtuesit dhe tranjerin.”

“Ka festuar edhe me lojtaret dhe ne mesin e tyre. Hapi i radhes do te jete rinovimi i kontrates se tranjerit per te cilin per pak do te dalin edhe detajet.”

“Gjithesesi, ne kete vit, Inter ka fituar gjithcka cfare mund te fitohej ne Itali. Ja pse Zhang po kercente me tifozet. Per kete.”

“E po shpreson shume te kerceje perseri ne vitet e ardhshme sepse tek Interi ai ka nje deshire te madhe per te fituar akoma. Mbase duke shtuar edhe nje titull tjeter ne kete sezon fitues, mbase…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.