Gazzetta zbulon te verteten: “Ja deshtimi i madh i Contes: sapo perballe vjen nje skuader e cila eshte…”
Per te tretin vit radhazi, Interi deshton te kaloje ne turin me eleminim direkt ne Champions League.
Pas PSV dhe Barcelona, zikalterit u perplasen me Shakhtar ne San Siro, por kesaj radhe duke deshtuar keqazi me nje 0-0.
Skuadra e Castros kishte ardhur ne Milano per te mbrojtur nje 0-0 dhe ja doli perballe nje Interi te paafte per te ndryshuar ritmin e ndeshjes.
E kjo eshte dicka qe Interit i ka ndodhur shpesh here kete sezon me skuadra qe mbyllen shume mire prapa.
“Shpesh here, ne kampionat dhe kupe, Interi e ka pasur shume te veshtire te kaloje mbrojtje qe jane teper te mbyllura.”
“Pavarsisht numrave te medhenj te Lukaku dhe Lautaro kete sezon, nese zikalterit nuk gjejne nje kundershtar pak me te hapur, e kane teper te veshtire, teper.”
“Nese zikalterit nuk gjejne hapsira, perfundojne nje nje rruge pa shteg. Nese mjafton vetem kaq per te ndaluar nje skuader si Interi, atehere ka dicka qe nuk shkon.”
“Doni te dini te verteten? Ky eshte deshtimi me i madh i Contes. Duhet te permiresoje lojen dhe lojtaret. Nuk mund te pranohet dicka e tille per nje skuader si zikalterit.”