“Kush do te jete super goditja e merkatos se janarit?”. Plot pese agjente zbulojne ‘goditjen’ e Marottes!
Janari eshte muaj merkatoje dhe Interi duket shume e interesuar per disa lojtare dhe per te perforcuar skuadren aktuale.
Marotta dhe Ausilio po levizin me shume kujdes, sepse kerkesat e Contes kane qene shume te qarta per kete dritare.
Ideja fillestare e Interit eshte qe te perforcohet me patjeter sulmi (me nje zevendes te Lukakut) dhe te merret nje mesfushor i mire.
Por kush do te jete goditja e madhe e kesaj merkatoje? Per kete gje, Tuttomercatoweb ne Itali, si cdo sezon, ka pyetur disa agjente shume te njohur.
E nderkohe, keto jane rezultatet e ketij sondazhi, ku shume prej agjenteve kane zgjedhur Interin dhe emrin e… Papu Gomez.
Beppe Accardi: “Papu Gomez te Interi”.
Stefano Antonelli: “Papu Gomez te Interi”.
Alessandro Canovi: “Po jap nje transferim te sigurt: Radja Nainggolan te Cagliari.”
Crescenzo Cecere: “Simakan te Milan”.
Gaetano Fedele: “Papu Gomez te Milani”.
Fabrizio Ferrari: “Reynolds te Juventusi”.
Luca Pasqualin: “Papu Gomez te Interi”.
Gerry Piccolillo: “Papu Gomez te Atalanta, dhe rregullon mardheniet me klubin”.
Daniele Piraino: “Papu Gomez te Interi”.
Vincenzo Pisacane: “Paredes te Interi”.
Claudio Vigorelli: “Goditjen e madhe do e beje skuadra qe do marre Papu Gomez, qe mendoj se eshte Interi”.