Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjo Schelotton: “Goli ndaj Milanit i paharrueshem. E kam bere edhe tatuazh. Kur shenova, milanistet…”

Inter, degjo Schelotton: “Goli ndaj Milanit i paharrueshem. E kam bere edhe tatuazh. Kur shenova, milanistet…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Calciomercato.com, Ezequiel Schelotto ka folur per kalimin e tij nga Atalanta te Interi.

“Mundesia per te luajtur te nje klub si Interi eshte si nje tren qe kalon vetem nje here ne jete. Eshte keshtu.”

“Une vija nga Atalanta, ku situata ishte e veshtire ne nivel personal. Ne Bergamo kishte shume zera per mua por une nuk kam dashur te flas asnjehere.”

“Me pelqen te flas ne fushe. Per sa i preket situates qe u krijua, deshiroja te largohesha qe aty dhe Interin nuk mund ta lija qe te me shpetonte nga duart.”

“U transferova ne nje skuader te mbushur me kampione, dhe ne derbin tim te pare kam shenuar nje gol. Cfare goli…”

Me qe jemi te derbi, na trego pak, cfare ndodhi atehere…

“E paharrueshme. Ka qene nje emocion aq i forte, sa une e kam bere tatuazh ate gol te shenuar ndaj Milanit.”

“Pothuajse nuk e besoja qe kisha shenuar. Ai gol me ka dhene forcen per te ndryshuar komplet faqe ne karrieren time.”

“Ka qene si nje lirim i madh. Pas golit kam menduar per gjithcka ne ato sekonda kur ai gol i beri te gjithe tifozet e Milanit te pushonin dhe ata te Interit te gezonin nga deliri.”

“Falenderoj Morattin qe me ka ndihmuar dhe me mori te Interi. Pa ndihmen e tij nuk do e kisha veshur kurre ate fanelle.”

Pastaj ti perfundove jashte skuadres…

“Jane gjera qe ndodhin. Pas disa muajsh qe kisha ardhur, erdhi nje tranjer i ri. Une kisha edhe kater vite kontrate e isha vetem 23 vjec, por ai nuk me donte edhe pse une e kerkova me force nje shans te ri.”

“Por ska gje, jeta vazhdon perpara dhe nuk kam asnje keqardhje. Interi eshte nje copez e rendesishme e karrieres sime.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.