Inter, Barella anullon intervisten pas ndeshjes: “Nje lajm i bukur per te. Eshte nisur me vrap drejt…”
Nje fitore mjaft e bukur ajo e dites se sotme e Interit ndaj Crotones, ku zikalterit kane fituar me rezultatin 6-2.
Interi e ka nisur gjithcka ne menyren me te keq te mundshme, duke pesuar menjehere nje gol, por zikalterit kane qene te bindur gjate gjithe kohes te forcat e veta.
Ne fillim kane barazuar dhe me pas kane shenuar edhe golin e 2-1, por Vidal komplikoi gjithcka me ate penallti te shkaktuar qe ishte nje gabim amatorial.
Por Conte me zevendesimin e Vidal me Sensi ndryshoi gjithcka dhe ne fund Interi arriti te fitonte 6-2. Nderkohe sot nje nder me te miret ne fushe ka qene edhe Barella, i cili ka marre nje lajm te gezueshem ne fund te ndeshjes.
Me sa duket, ai kishte parashikuar nje interviste per Sky Sport pas ndeshjes, por e ka anulluar ate dhe eshte nisur me urgjence drejt spitalit.
Arsyeja? Sipas te derguarit te Sky Sport, Andrea Paventi, Barella e ka anulluar kete interviste sepse gruaja e tij Federica Schievenin po lind vajzen e trete dhe ne keto caste ndodhej ne spital.
Nje moment teper i vecante per djaloshin qe eshte nisur me shpejtesi drejt spitalit menjehere pas vershellimes se arbitrit pa bere edhe dush.
Ai nuk ka dashur ta humbase kete moment kaq shume te rendesishem te jetes se tij. Natyrisht, te gjithe urojne qe cdo gje te shkoje mire per baba Barellen.