Sampdoria-Inter, Conte i surprizon te gjithe dhe ul ne stol tre lojtare? “Ja formacioni i mundshem: e peson edhe…”
Mund te kete ndryshime te rendesishme nga ana e Antonio Contes per Sampdoria-Inter, qe do te luhet neser ne stadiumin Ferraris.
Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, tranjeri zikalter duke pare se te dielen do te udhetoje drejt Romes, po mendon per nje turnover te moderuar.
Ne sulm, do te ule ne pankine Lukaku (eshte perjashtuar terheqja muskulare per te) dhe ai nuk do e nise lojen nga minuta e pare.”
Ne vendin e tij favorit eshte Sanchez perpara Perisic per te luajtur perkrah ‘demit te cmendur’ Lautaro Martinez qe sapo ka shenuar tre gola.
Nderkohe, dy ndryshimet e tjera mund te jene ne mesfushe (qender) dhe ne krahun e majte, ku Young mund te ulet ne pankine.
Me sa duket Antonio Conte po mendon qe te ule anglezin ne pankine per te hedhur nga minuta e pare Matte Darmian.
Nderkohe, nje surprize jo e vogel ne mesfushe: ideja fillestare e teknikut eshte qe te ule ne pankine Arturo Vidal pas ndeshjes se shemtuar diten e diele.
Ne vend te tij, Conte po mendon te hedhe nga minuta e pare Roberto Gagliardini, duke qene se kiliani nuk eshte pare ne forme.