Di Marzio zbulon gjithcka: “Te Inter mund te ndodhe ajo qe askush se kishte menduar: mund te konfirmohet…”
Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio ka folur per Sky Sport per mundesite e Interit per tratativa ne kete moment.
Ai ka konfirmuar keshtu statusin e palevizshem te zikalterve ne merkato, njejte si te gjitha klubet e medha europiane dhe ato italiane.
Eksperti i njohur i merkatos ka theksuar se ne kete moment duhen perjashtuar levizjet e rendesishme ne skuadren zikalter.
“Kete gje e ka pranuar edhe Marotta. Duke pare veshtiresite e medha, Interi po mendon per dicka qe se kishte menduar ndoshta ne fillim.”
“Ate qe te konfirmohet i gjithe grupi i lojtareve dhe te mos kete asnje levizje nga skuadra zikalter, qofte edhe ne mesfushe.”
“Nderkohe, levizja e vetme mund te ndodhe nga Pinamonti, i cili duke qene se nuk po luan, mund te largohet ne huazim.”
“Por Eriksen? Asnje tratative per te dhe asnje sondazh. E veshtire duke qene gjerat keshtu se mund te largohet nga Interi ne kete merkato.”
“Kjo edhe per arsye te rroges qe ai ka, por edhe per arsyen e cmimit qe Interi kerkon per te: zikalterit nuk mund ta falin nje lojtar kaq te rendesishem per shume pak para.”