Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

872 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte jep lajmin e rendesishem? “Koha per ndryshime: ndaj Fiorentines do te luaje…”

Conte jep lajmin e rendesishem? “Koha per ndryshime: ndaj Fiorentines do te luaje…”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka folur edhe per Inter TV pas intervistes se tij per DAZN. Keto kane qene fjalet e tij per kanalin tematik zikalter.

“Trishtim? Me siguri qe te pesosh nje barazim vetem pak minuta nga fundi na vjen keq, por mendoj se e kemi merituar fitoren.”

“Mua nuk me erdhi keq as ne pjesen e pare, ku luajtem shume mire. Roma luante shume me kunder sulme.”

“Kemi bere nje ndeshje te mire dhe kemi vuajtur pak edhe lodhjen. Por mendoj se kemi vuajtur edhe nje fakt psikologjik.”

“Roma pasi ka qene duke humbur, eshte hedhur e gjitha perpara, ndersa ne ishim kthyer pak me shume nga sa duhej prapa.”

“Edhe ne ceshtje energjish, presingu te ben qe te jesh me pak i sakte dhe i sigurt. Por dua te komplimentoj djemte, sepse per ta ishte ndeshja e trete ne nje jave.”

“Ndonje gje do e pesojme edhe prej lodhjes ne minutat e fundit. E kuptueshme kjo gje.”

Ndeshjet e radhes? Cfare pritet ndaj Fiorentines?

“Ndaj Fiorentines do duhet te behen disa zjgedhje. Kemi luajtur tre ndeshje me te njejten skuader keto kohe.”

“Keshtu, me Fioren eshte koha per ndryshime: do te luajne ata qe kane luajtur me pak deri me tani. Eshte e drejte qe te gjithe te kene nje shans.”

“Interi nese do te luftoje per gjera te rendesishme, duhet te kete nje skuader te forte. Ndaj Fiorentines duhet pergatitur mire ndeshja, por duke i dhene mundesi atyre qe kane luajtur me pak qe te luajne.”

“Pastaj do duhet te pergatisim edhe ndeshjen me Juventusin. Me siguri kemi nje strukture, nje fizionomi tashme.”

“Mendoj se tek Interi eshte zhvilluar nje pune e rendesishme: disa e njohin e disa jo. Por ne duhet te vazhdojme keshtu perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.