Biasin konfirmon gjithcka? “Po eshte e vertete, Interi po tenton gjithcka ne merkato per…”
Me sa duket cdo gje eshte e vertete per sa i takon te rejave te fundit per ceshtjen Dzeko dhe Sanchez (tratativen).
Ne kete moment qe po flasim, nje konfirmim i rendesishem ka ardhur edhe nga nje prej gazetareve me afer me Interin.
Ka qene pikerisht Fabrizio Biasin qe ka konfirmuar gjithcka, duke thene se kjo tratative ekziston dhe eshte ne pune e siper.
Por sipas tij, gjithcka mbetet shume e veshtire duke pare kohen e paket dhe vullnetin e lojtareve respektiv. Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij:
“Po, ka nje tentative shkembimi ndermjet Interit dhe Romes. Eshte nje ide e momenteve te fundit, por gjithcka eshte reale.”
“Eshte shume e veshtire, por eshte reale. Propozimi eshte totalisht i Romes, nderkohe Interi ka marre kete oferte dhe po shikon cfare mund te beje.”
“Marreveshja mbetet e veshtire ne radhe te pare per diferencen e rroges, duke qene se eshte jo e vogel.”
“E perseris: eshte shume e veshtire, por nje mundesi reale qe kjo gje te behet ekziston”, ka shkruar Biasin qe ka konfirmuar keshtu ate qe ka treguar Pedulla dhe Sky Sport pak me pare.