Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,438 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, flet mjeku i Sllovakise: “Demtimi eshte serioz, por nuk ka te beje me gjurin. Do mungoje rreth…”

Skriniar, flet mjeku i Sllovakise: “Demtimi eshte serioz, por nuk ka te beje me gjurin. Do mungoje rreth…”
Inter Club Staff

Ján Batalík, mjeku i kombetares sllovaku, ka dhene diten e djeshme versionin zyrtar te demtimit qe ka pesuar Milan Skriniar.

Ky demtim ka detyruar lojtarin e Interit te largohet nga fusha ne minuten e 43 te lojes dhe ai eshte pare ne lot ne pankine pas demtimit.

Ndekrohe, fjalet e Batalik kane qene keto: “Ne fillim, ne momentet e para, kemi pasur frike per nje demtim ne muskujt e shpines.”

“Por diten e sotme (dje), Milan Skriniar i eshte nenshtruar disa kontrolleve mjekesore me rezonance dhe eshte zbuluar problemi i vertete.”

“Me sa duket, muskujt e kofshes kane qene te demtuar dhe ka pasur edhe pak gjakderdhje. Kemi derguar rezultatet e rezonances mjekesore edhe ne Itali duke u konsultuar me Interin per hapat e radhes.”

“Problemi eshte serioz dhe ne prandaj jemi aktivizuar menjehere per te pare ate qe ka ndodhur dhe per te gjetur nje zgjidhje.”

“Sipas te dhenave te para, koha e trajtimit eshte ndermjet tre dhe gjashte javeve, por nuk mund ta them ende me siguri.”

“Me siguri qe nuk do te jete i gatshem per dy ndeshjet e radhes te Sllovakise dhe parashikoj se do te kthehet ne Milano kete te premte per te bere terapi te tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.