Andrea Pirlo, cfare ndeshje ke pare? “Interi nuk gjuajti njehere te vetme ne porte. Ata ishin nje skuader qe…”
Ne fund te ndeshjes, perpara mikrofonave ka dale edhe Andrea Pirlo qe ka folur i pyetur nga gazetaret e Rai Sport.
Keto kane qene deklaratat e tij: “Shpresoja qe te gjeja keto kushte si debutant, ku skuadra te jepte maksimumin gjithmone.”
“Si lojtar ishte gjithcka me e lumtur, me e thjeshte, sepse mendoje te luaje dhe te beje mire ne fushen e lojes.”
“Por si tranjer duket cdo gje shume me e veshtire, duhet te mendosh per ndeshjen por edhe per ate qe vjen me pas,”
“Ne nuk kemi arritur akoma asgje, jemi ne mesin e sezonit. Duhet te mendojme menjehere per ndeshjen e fundjaves.”
“Por sot kemi qene te mrekullueshem sepse Interi nuk ka bere nje gjuajtje te vetme ne porten tone gjate 90 minutave.”
“Handanovic ka qene lojtari me i mire i tyre. Interi ishte nje skuader qe nuk arriti te dilte perpara portes sone.”
“Keto jane faktet, sepse skuadra ime ka dhene gjithcka ne fushe dhe ka luajtur nje ndeshje teper te mrekullueshme.”