212 views
Ds. Parma: “Gargano? Ne kerkojme nje mbrojtes”
Per mikrofonat e Kiss Kiss Napoli, Antonello Preiti, drejtori sportiv i Parmes, sqaroi pozicionin e Parmes per Walter Gargano, per te cilin u fol dje nje kalim i mundshem se bashku me Cassano tek Parma: “Walter eshte nje lojtar i madh, por ne ate pozicion ne kemi lojtare te vlefshem si Jaime Valdes. Nese nuk vjen Silvestre, mund te bisedohet dhe per Gargano, ai mbetet nje nga mesfushoret me te mire ne Itali, por objektivi i Parmes eshte nje mbrojtes.“
Me kete rast, ds. i Parmes foli dhe per kalimin e Antonio Cassano tek Parma: “Besoj se nuk do te zyrtarizohet sot, por po punohet ne drejtimin e duhur. Sapo te vije momenti i duhur, do t’ju lajmerojme.“