Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: “UEFA ndihmon klubin zikalter: ka ndermarre nje nisme qe do lejoje Interin te…”

Inter, cfare lajmi: “UEFA ndihmon klubin zikalter: ka ndermarre nje nisme qe do lejoje Interin te…”
Inter Club Staff

Me sa duket ka ardhur nje lajm shume i rendesishem dhe i madh per Interin diten e sotme nga Tuttosport (e para qe e ka zbuluar).

“Sipas asaj qe eshte bere me dije, javen e kaluar UEFA ka bere nje mbledhje dhe ka vendosur te ndihmoje klubet qe po hasin veshtiresi per shkak te Covid19.”

“Gjithcka ka te beje me amortizimin e pasojave negative te pandemise, dhe per te bere disa perjashtime per klubet qe nuk mund te paguajne dot te gjitha detyrimet qe kane brenda dates 31 mars.”

“Klubet, vetem ne kete rast, do mund ta marrin licencen per te luajtur ne Europe nese rrogat e papaguara nuk e kalojne 15% te totalit te rrogave te cdo lojtari.”

“Pakti eshte qe klubi te tregoje fakte se ka pamundesi ta beje kete gje per shkak te pandemise Covid19.”

“Por kjo nuk eshte aspak e veshtire, sepse mjafton qe te tregohen te ardhurat e pakta nga ndeshjet e luajtura pa tifoze.”

“Bashke me keto prova, klubi duhe te paraqese edhe nje plan te mirefillte per pagesen e detyrimeve brenda dates 30 qershor.”

“Duke bere dy llogari te shpejta, deri me tani Interi nuk ka paguar rrogat e nentorit dhe te dhjetorit vetem, qe jane 24,8 milione euro.”

“15% qe flet UEFA, ne rastin e Interit eshte 22,3 milione euro. Kjo do te thote se per te qene ne rregull me normen e UEFA-s, Interi do duhet te paguaje vetem 2,5 milione euro deri ne 31 mars.”

“Nderkohe, 20 milione eurot qe mbeten per tu paguar, do mund te paguhen deri ne daten 30 qershor 2021.”

“Ky eshte nje lajm i madh per Interin, duke qene se afati 31 mars ka qene nje afat shqetesues.”

“Por eshte nje lajm i madh edhe per shume klube te tjera italiane dhe europiane, e ketu ben pjese edhe Real Madrit, Liverpool, Arsenal, Lyon dhe Barcelona.”

“Keto jane vetem disa nga emrat e klubeve te medha ne Europe qe do te perfitojne nga kjo norme e re te UEFA-s, por me shume se 90% e klubeve pritet ta perdorin gjithashtu kete rregull te ri.”

“Nderkohe, ne Milanon zikalter, koha per pak frymemarrje…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.