Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

658 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nga Portugalia vjen nje super lajm per Joao Marion? “Me sa duket skuadra e Sporting…”

Inter, nga Portugalia vjen nje super lajm per Joao Marion? “Me sa duket skuadra e Sporting…”
Inter Club Staff

Joao Mario mund te qendroje te Sportingu i Lisbones, ky eshte lajmi i fundit qe vjen ne keto momente nga Portugalia.

Keshtu hapet artikulli i te perditshmes portugeze Record, e cila zbulon se si klubi luzitan po mendon seriozisht per te blere mesfushorin e rritur pikerisht te Leoes.

Nderkohe, sipas tyre, presidenti i klubit, Frederico Varandas eshte gati te beje nje sforco ekonomike te rendesishme per te.

Ai po mendon seriozisht qe te investoje nje shume parash jo te vogel per portugezin qe ka luajtur shume mire deri me tani.

“Sporting, e ka pare qe rendesia e Joao Mario per ta eshte shume e madhe dhe duan ta bejne te tyrin ne menyre perfundimtare.”

“Rubin Amorim, tekniku vendas, deshiron ta mbaje lojtarin dhe i ka kerkuar klubit qe ta bleje ate ne fund te sezonit.”

“Ai jo vetem e ka kthyer ne nje pike te rendesishme per skuadren e tij, por e shikon ate si thelbesor edhe per rritjen e te rinjve te Sportingu.”

“Nderkohe, Joao Mario eshte dakord me kete transferim perfundimtar. Ai merr 3 milione euro, qe eshte sa dyfishi i tavanit te rrogave te Sporting, por pritet te behet nje perjashtim per te. Interi po pret te reja ne ditet ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.