Lojtaret e Interit bllokohen ne Milano, Federata daneze komunikate zyrtare: “Presim nga Interi qe…”
Vendimi i ATS Milano per te bllokuar aktivitetin e Interit per kater ditet e adhshme, duke perfshire edhe ndeshjen e parashikuar te shtunen ndaj Sassuolos, ka sjelle nje efekt te menjehershem edhe per grumbullimet e kombetareve.
Sipas vendimit te ATS Milano gjithmone, i ndalohet te gjithe lojtareve te Interit qe te udhetojne per grumbullimet e kombetareve.
E keshtu, menjehere sapo ky lajm ka dale, eshte aktivizuar direkt Federata daneze e futbollit, e cila ka dashur te komunikoje per Eriksen.
“Gjithcka eshte shume konfuze ne kete moment, sepse ne jemi duke pritur nje komunikate zyrtare nga Interi per kete ceshtje.”
“Situata duket shume e paqarte, dhe nuk eshte se kemi marre vesh dicka. Jemi ne kontakt me Christian Eriksen dhe aktualisht po presim nje mesazh nga Interi”, ka thene Jakob Høyer, pergjegjesi per shtyp i Federates daneze.
Nderkohe, menjehere pas Federates se Futbollit te Danimarkes, ka komunikuar zyrtarisht edhe Federata Sllovake e Futbollit.
Ata jane shprehur: “Po monitorojme situaten aktualisht per Skriniar. Nuk kemi marre ende asnje komunikim zyrtar nga Interi.”
“Kur te kemi te reja do i themi. Po po presim nje komunikate nga Interi”, kane shpjeguar ata per Sport.sK.”
Nderkohe, shanset qe lojtaret e Interit te grumbullohen me Kombetaret jane afer zeros ne kete moment pas vendimit te marre nga ATS Milano.