LAJM I FUNDIT – Tashme zyrtare: “ATS MILANO shtyn ndeshjen me Sassuolon por ndalon edhe…”
Vetem pak minuta me pare ka dale ne pah lajmi per infektimin e Stefan De Vrij dhe Matias Vecino me Covid19.
Por zyrtarizimi nga ana e Interit nderkohe, ka ardhur vetem ne keto caste, bashke edhe me tre lajme ZYRTARE shume te rendesishme.
Kjo eshte komunikata zyrtare e klubit vetem pak minuta me pare:
MILANO – FC Internazionale Milano komunikon se Stefan de Vrij dhe Matias Vecino kane rezultuar pozitive me Covid19 pas testeve qe jane bere dje.
Dy zikalterit tashme jane ne karantine ne apartamentet e tyre.
ATS Milano (autoriteti shendetesor i Milanos) pasi eshte informuar per keto dy infektime te tjera, ka marre tre vendime te cilat jane si me poshte:
– ndalimin e menjehershem te cdo aktiviteti te skuadres se Interit per kater dite, deri te dielen e 21 marsit perfshire.
– ndalimin e luajtjes se ndeshjes Inter-Sassuolo qe eshte ne program ne daten 20 mars 2021 (shtyrjen e saj).
– ndalimin e grumbullimit te lojtareve me kombetaret e tyre dhe ndalimin e udhetimit jashte Italise per ta.
Ne diten e hene, 22 mars, perpara rikthimit te aktivitetit, te gjithe lojtaret duhet ti nenshtrohen testeve molekulare per te pare pozitivitete te mundshme.
Keshtu, Interi nuk do te luaje te shtunen ndaj Sassuolos por asnje nga lojtaret e skuadres zikalter nuk do te lejohet te udhetoje drejt kombetareve.