Cassano nuk permbahet: “Une te thur elozhe per Interin? Ata bejne nje loje m***. Lojtaret duhet te kerkojne largimin e…”
Nese ekziston nje personazh qe me te vertete po i zhgenjen shum tifozet e Interit ne kete moment, ai eshte ish-lojtari zikalter, Antonio Cassano.
Per me teper, ai eshte edhe nje tifoz i deklaruar i Interit, por duket se italiani i ka hapur lufte Contes dhe lojes se tij.
Gjate puntates se fundit te Bobo TV, Antonio Cassano ka komentuar keshtu ndeshjet e fundit te Serie A dhe Champions League.
Por ai eshte rikthyer te sulmoje ashper Interin dhe idete futbollistike te Contes duke perdorur edhe nje fjalor jo te pershtatshem.
“Ashtu si e thashe edhe me pare, futbolli italian ka degraduar dhe Interi eshte nje shembull per kete degradim. Askush nuk flet per lojen e bukur te Sassuolos por per tre piket e Interit.”
“Shikoni Bayern Munich, humbi nja dy dite me para, por beri nje super loje. Luajti futboll. Kjo ka rendesi ne kete sport.”
“Conte? Me siguri, vitin e kaluar ka bere nje pune te mire. Ka marre Interin dhe e ka derguar deri ne finalen e Europa League.”
“Por per sa me takon mua, permiresimi ne kete sezon ka qene minimal. E ky permiresim minimal ka ardhur nga dy lojtare qe ai donte ti zhdukte me shqelma bytheve nga Interi: Eriksen dhe Perisic. Te isha une si lojtaret e Interit do kerkoja largimin e Contes.”
“Per te rendesi ka vetem se si te fitoje, nuk ka rendesi menyra. Por nga momenti qe ai me thote kete, une i them: Interi fiton, po, por ben nje loje m***.”