Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport zbulon: “Eriksen e dinte qe Interi do fitonte Skudeton. Ja cfare na tha ai nje vite me pare kur…”

Sky Sport zbulon: “Eriksen e dinte qe Interi do fitonte Skudeton. Ja cfare na tha ai nje vite me pare kur…”
Inter Club Staff

A mund ta fitoje Interi kampionatin? Kjo ka qene pyetja qe shume njerez kane bere ne fillim te sezonit.

Por nuk kane qene te shumte ata qe do te vinin nje bast per fitimin e Skudetos nga skuadra e drejtuar nga Antonio Conte.

Sidomos pas fillimit te sezonit, ku skuadra zikalter nuk ishte pare ne shendet te plote ne Itali dhe ne Champions League.

Te shumta kane qene piket e humbura por edhe ndeshjet e gabuara ne Itali dhe ne Europe, por kjo nuk e ka bere qe Eriksen te mos besoje te endrra Skudeto.

Dicka te tille e ka zbuluar sot Sky Sport, e cila ka zbuluar nje interviste te vitit te kaluar te Christian Eriksen.

Ka qene gazetari i njohur i Sky qe njeh Interin nga afer, Matteo Barzaghi, ai qe ka postuar edhe viden ne rrjetet sociale.

Pyetja e Barzaghit ka qene shume e drejteperdrejte ne drejtim te danezit zikalter: “Mund ta fitonin Skudeton?”.

E vecanta ka qene se pyetja ka qene ne Italisht. Nderkohe, danezi eshte pergjigjur pa u menduar shume gjate: “Inter Skudeto Si (Po)”. Dicka e ngjashme me nje interviste te koheve te fundit nga ana e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.