Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta paralajmeron: “Inter, po tani pas fitores ndaj Torinos cfare ndodh? Gjasat jane qe skuadra te…”

Gazzetta paralajmeron: “Inter, po tani pas fitores ndaj Torinos cfare ndodh? Gjasat jane qe skuadra te…”
Inter Club Staff

“Nje tjeter doze vuajtje per popullin zikalter, por me shume krenari finale, me nje Inter qe merr nje fitore ne ‘zonen Inzaghi’…”

Keshtu hapet shkrimi i La Gazzetta dello Sport diten e sotme, e cila thellohet edhe me shume ne analize per ate qe ndodhi.

“Shpresa e madhe eshte: a ka ndodhur me ne fund shkendija e madhe? A eshte ky shperthimi emotiv qe do te ndeze njehere e mire kete Inter?”

“Pertej tre pikeve, aroma e vjeter e skuadres duket e harruar dhe loja aspak ajo e Interit te zakonshem, por kjo shkendije, mund te thote shume”.

“Skuadra e Simone Inzaghi eshte goxha larg me ate skuader qe ka qene vjet, sepse ka ende shume nervozizem ne fushe”.

“Nje nervozizem qe nuk e la te bente golin e 3-3 ne derbi, edhe pse ne 15 minutat e fundit e meritoi, pikerisht si dje ndaj Torinos, kur pati edhe pak me shume guxim dhe fat”.

“Nje top i Barella per Brozo – po, pikerisht ata te dy, nder me te dobtet ne kete periudhe – dhe Inter merr tre piket ne shtepi”.

“Gjasat jane te medha qe skuadra te beje me mire, sepse zakonisht, skuadrat e medha, pas nje bllokimi psikologjik clirohen nga momente te tilla. Do te jete rasti i Interit? Te shohim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.