Il Messaggero – Inter, dueli me romanet me i gjalle se kurre! Te dielen me Chievon…
Roma ne vendin e trete, Lazio ne te katertin dhe Interi ne te pestin, nje pike larg romaneve.
Pese ndeshje nga fundi i ketij mini-turneu me tre skuadra, me 15 pike ne dispozicion per te arritur ne Champions League, me Juven e Napolin qe tashme e kane siguruar kualifikimin ne kete kompeticion.
Sipas gazetes Messagero, pas tre ndeshjeve pa gol e fitore Interi eshte kthyer te shenoj. Pa rruge mesi, ose asgje ose kater gola. Per kete di dicka Cagliari qe eshte permbysur 4-0 ne San Siro.
Nje sukses qe i ka lejuar Luciano Spallettit te kaloj naten e te shtunes dhe se dieles ne vendin e trete per t’u kthyer pastaj serish ne vendin e peste pas fitores se Romes 2 me 1 kunder Genoas dhe fitores 3-4 se Lazios ne transferte te Fiorentina.
Lufta me dy ekipet romane per Champions vazhdon. Te dielen zikalterit do te jene ne Bentegodi kunder Chievos. Spalleti ka shtate siguri: Handanovic, Cancelo, Skriniar, Brozovic, Rafinha, Icardi dhe Perisic.
Jane lojtaret me ne forme tek te cilet tekniku mund te mbeshtetet per te arritur kete synim. Per Interin do te jete shume e rendesishme qe te fitoj edhe me 28 prill ne Giuseppe Meazza ku do te pres Juventusin.
Nuk do te jete Gagliardini qe megjithate do te provoj te jete i pranishem kunder Lazios, por duket e veshtire. Per te luajtur ne vendin e tij eshte ne avantazh Borja Valero, me Vecinon qe nuk eshte akoma ne te miren e tij. Ne te djathte pritet Candreva titullar me Karamoh qe do te perfundonte ne pankine.