Gazetari i njohur italian sulmon Interin: “Kane bere dicka te tmerrshme. Si ka mundesi nje nje klub ne Serie A…”
I pyetur per mikrofonat e TMW Radio, gazetari shume i njohur italian, Mario Sconcerti, ka sulmuar hapur Interin.
Ai duket se nuk eshte aspak i kenaqur per faktin qe zikalterit kane fituar kampionatin dhe nuk e ka problem ta thonte edhe ne publik kete.
“Diskutimi eshte shume kompleks dhe i thelle. Flitet edhe per disa gjera qe nuk kane lidhje me fushen e blerte.”
“Flitet per hua nga bankat, per nje borxh, e gjera si keto. Per gjera qe lojtaret nuk kane pse ti llogarisin.”
“Sot ajo qe dime eshte se Interi ka bere dicka te tmerrshme: ka arritur te fitoje nje kampionat pa paguar lojaret.”
“Si ka mundesi qe nje klub te fitoje me keto kushte? Ku ndodh kjo gje? Askund. Dhe me duket e pabesueshme.”
“Eksperienca ime 50 vjecare ne futboll me thote se eshte nje situate shume e veshtire qe te rregullohet.”
“Mendoj se zgjedhja me e mire per Interin do te ishte sikur Suning ta shiste sa me shpejt Interin dhe te gjithe shpetojne.”