Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca: “Nje ish-lojtar i komplikon jeten Barcelones per Lautaron: ja pse.”

Marca: “Nje ish-lojtar i komplikon jeten Barcelones per Lautaron: ja pse.”
Inter Club Staff

Barcelona e ka kerkuar dhe po e kerkon akoma qe te ule cmimin ne cdo menyre per te arritur tek Lautaro Martinez.

Por planet e klubit blaugrana jane komplikuar perseri dhe kesaj radhe me sa duket nga nje ish-lojtar i tyre.

Ka qene pikerisht nje ish, edhe pse kurre ska luajtur me skuadren e pare: Mauro Icardi.

Kete gje e shkruan sot Marca e cila tregon se si ish-kapiteni i Interit i ka komplikuar jeten Barcelones me levizjen e tij te fundit.

Shitja e tij tek Paris Saint Germain (qe eshte shume afer) i ka dhene Marottes nje arme shume te rendesishme per tratativen me Barcelonen per Lautaro Martinez.

Sipas Marca, Interi do te beje nje plusvalence monster me ish-kapitenin e saj duke sistemuar nje bilanc te tere.

Ai peshon vetem 2 milione euro dhe mund te sjelle tek Interi 60 milione euro ku nga keto 58 milione euro jane plusvalence.

Keto para qe do te vijne nga Parisi do i japin Interit fryme dhe do e vene ne nje pozicion teper te avantazhuar me Barcelonen.

Lautaro kushton 111 milione euro dhe Barcelona tashme duhet te perballet me nje Beppe Marotta i cili nuk eshte aspak ne emergjence per te shitur nje si Lautaro.

“E kush do e kishte pritur tek Barcelona qe jeta e tyre do te komplikohej pikerisht nga nje ish si Icardi, edhe pse jo ne menyre direkte”, e mbyll shkrimin e saj Marca.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.