Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter, revolucion total ne nje repart: klubi ka vendosur te largoje edhe…”
Me sa duket Inter ka vendosur qe te beje nje revolucion total ne nje prej reparteve te saj kryesore.
Behet fjale per kraahun e majte, ku me largimin e sigurt te Ashley Young, qe ka nje kontrate ne skadence ne 30 qershor, tashme eshte vendosur edhe per nje largim tjeter.
Behet fjale per Ivan Perisic, i cili kete sezon eshte pershtatur edhe si mbrojtes krahu per te hyre ne skemat e Contes.
Ai ka nje kontrate me vlere 5 milione euro ne sezon dhe kjo eshte nje arsye tjeter qe zikalterit kane vendosur per ta shitur.
E me largimin e tij, do te ishte i plote nje revolucion ne krahun e majte qe si fillim do te sillte ne shtepi nje talent si Federico Dimarco.
Ky i fundit ka bere nje sezon te shkelqyer me Juric te Hellas Verona dhe ka shkelqyer ne krahun e majte ne nje skeme shume te ngjashme me ate te Contes.
Ne kete moment, italiani ka shume fansa ne klubin zikalter dhe jane te shumte ata qe duan ta rikthejne ne Milano.
Por me largimin e Perisic dhe Young, Interi do te kete nevoje edhe per nje blerje tjeter e mbase do te investohet te nje lojtar akoma edhe me i afirmuar se sa Dimarco i cili do te vije gjithesesi per te bere rotacion ne klubin zikalter.