Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Oriali e pranon publikisht: “Kemi ndertuar dicka qe mund te zgjase, por kemi nje problem. Conte nuk…”

Inter, Oriali e pranon publikisht: “Kemi ndertuar dicka qe mund te zgjase, por kemi nje problem. Conte nuk…”
Inter Club Staff

“Kur Marotta tentoi te me rikthente tek Interi, une isha shume i qarte.”

“Kerkova qe te menaxhoj te gjithe pjesen sportive ne Pinetina. Nese ishte e nevojshme, do i jepja llogari vetem Zhang dhe Marotta-s”.

Keshtu shprehet sot Lele Oriali i cili eshte intervistuar per La Gazzetta dello Sport ku ai ka folur edhe per shume gjera te tjera.

Nga jashte mund te duket se ti je ai qe ben vetem dicka: ndalon Conten kur nevrikoset…

“Nuk bej pjese ne grupin e skuadres, jam drejtues qe perfaqeson klubin ne Appiano. Une merrem me kodin e sjelljes, transmetoj sensin e perkatesise ndaj fanelles, flas me lojtaret.”

“Pinetina tashme eshte shtepia ime. Ne momente te rralla thith ide duke dale nje xhiro ne pyjet qe jane ketu perreth. Nese nuk jane lojtaret, une stervitem me Antonion. Edhe ai kenaqet me spinning.”

Si dhe kur ka lindur raporti yt me Conten?

“Ne veren e 2014 me therret ne telefon Tavecchio. Me thote se Conte eshte zgjedhur si tranjer i kombetares dhe me pyet nese do doja qe te behesha pjese e stafit si team manager i Kombetares.”

“I pergjigjem se mbase do ishte me mire te pyesje njehere Conte se cfare mendimi ka, une me te skisha folur kurre ne jeten time.”

“U takuam ne Milano dhe ne 5 minuta e kuptuam qe i shikonim gjerat ne te njejten menyre. Jemi njerez te djerses.”

“Karriera jone eshte bazuar shume te djersa dhe sakrifica. Ai ka nje pergatitje tekniko-taktike shume te pabesueshme.”

“Pa publik, edhe perpara tv eshte degjuar se sa e super organizuar eshte Interi. Nje orkester qe drejtohet nga Antonio ne perfeksion.”

Si e keni transformuar sherrin Conte-Lautaro ne nje barbecue dhe me nje ring boksi?

“Ne fund te ndeshjes u zgjidh gjithcka. Lautaro ka kerkuar falje ndaj misterit dhe shokeve. Ideja e ringut i erdhi Lukakut dhe Ranocchias.”

“Konfirmim ky qe ky grup eshte i shendetshem dhe i bashkuar: eshte ndertuar dicka e rendesishme qe mund te zgjase goxha kohe.”

Sa je i shqetesuar per sezonin e ardhshem?

“Jam i shqetesuar sepse nuk ka ende nje program te vendosur. Data dhe vendi ku do te behet grumbullimi, nuk na eshte komunikuar asgje.”

Conte do te qendroje?

“Te gjithe duhet te kuptojme planet qe kane pronaret.”

Sa e rende ka qene te punosh ne keto muaj te vecante?

“Nuk ka qene nje vit i thjeshte per askend. Ne menyre speciale per ne. Por ja kemi dale te cementohemi mire. Ta dini sa nate pa gjume kemi kaluar une dhe Antonio ne Appiano…”

Edhe juve ju kane kerkuar qe te hiqni dore nga dy muaj rroge?

“Kur presidenti ka folur me skuadren, une dhe Conte nuk kemi qene aty…”

Kur e keni kuptuar se ishte mbyllur cdo gje per Skudeton?

“Vetem kur erdhi siguria matematikore. Une dhe Conte nuk kenaqemi, mendojme direkt per ate qe vjen pas. Jo per ate qe iku. Dhe lojtaret e kane asimiluar kete mentalitet.”

Ne veren e 2019, sapo kishit ardhur, gjetet nje situate te nxehte me Icardin…

“Kemi menaxhuar edhe ate situate. Mendoj se ka qene shume thelbesore diskutimi qe kemi bere me te gjithe, stafin teknik, mjeket, magazinieret, skuaren perpara grumbullimit ne Lugano.”

“Te gjithe e kane kuptuar aty pa asnje dyshim, cdo bezdi apo problem duhet te kalonte me perpara nga une.”

Ne shkurt, ne Kupen e Italise kunder Juves, ti u desh te ngrije zerin…

“Nese dikush me ofendon djemte e mi nga jashte fushes, une nuk ndalem.”

Cfare i the Calvareses?

“Ne vjen keq sepse po mbyll nje karriere te mire dhe te gjithe do te mbajne mend per kete ndeshje te shemtuar.”

“Por eshte e vertete qe ndonjehere ne drejtuesit nuk i ndihmojme arbitrat…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.