E FUNDIT – Inter, Simone Inzaghi ben kerkesen e pare ne merkato? “Ai kerkon te marre nga Lazio…”
Ne pritje te zyrtarizimit te tij tek Interi, duket se kane filluar edhe zerat e pare per sa i perket merkatos.
Simone Inzaghi, tranjeri i ardhshem i Interit, duket se i ka idete e qarta per skuadren qe do te kete tek Interi.
Per kete gje flet diten e sotme e perditshmja italiane, Il Messagerro, e cila shpjegon edhe per nje kerkese specifike te tij.
“Ne radhe te pare, te Lazio jane shume te habitur per zgjedhjen e tij sidomos per ate qe kishte ndodhur dy nete me pare.”
“Ai duket se kishte rene dakord fillimisht per nje rinovim me Lotiton, por i kishte thene se do e mendonte edhe pak ore.”
“Nderkohe, aty ka ndodhur gjithcka, sepse nje telefonate e Marottes e ka bindur ate per te marre drejtimin e Interit.”
“Por nuk mbaron me kaq: duket se kerkesa me e madhe e Inzaghit eshte Luis Alberto, nje lojtar me te cilin ka pasur gjithmone nje raport teper te madh.”
“Per kete arsye, lojtari mund te kerkoje shitjen e menjehershme nga Lazio dhe ish-lojtari i Liverpool mund te jete perforcimi i pare per Inzaghin.”