Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

679 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura me Hakimi? Sky Sport zbulon: “Inter mund te vendose ta mbaje nese…”

Inter, ndodh e papritura me Hakimi? Sky Sport zbulon: “Inter mund te vendose ta mbaje nese…”
Inter Club Staff

Mes qindra lajmesh merkatoje ne keto dite, emri me i nxehte ne shtepine Inter ka qene pikerisht ai i Achraf Hakimi.

Marokeni menjehere sapo ka perfunduar sezoni ka perfunduar ne faqet e para te cdo gazete italiane per nje kalim te mundshem tek Paris Saint-Germain.

Ai u pa nga te gjithe si lojtari ‘qe do te sakrifikohej’ nga Interi per shkak te bilancit ne kete merkato verore.

Por edhe pse u pa si dicka e shpejte, si nje transferim qe do te ndodhte me nxitim, ne kete drejtim deri me tani nuk eshte bere asgje.

Duhet theksuar se Achraf Hakimi mbetet objektivi numer nje i Paris-Saint Germain, por deri me tani, nuk ka pasur asnje zhvillim te ri.

Kete gje e shpjegon Sky Sport Italia qe diten e djeshme ne darke ka dhene dhe nje lajm te bujshem per te ardhmen e tij.

Sipas tyre, tratativa ndermjet Interit dhe Paris Saint-Germain per marokenin eshte e ndalur prej me shume se 5 ditesh.

Motivi? Paris Saint-Germain nuk ka bere asnje oferte tjeter pas ofertes fillestare prej 60 milione eurosh.

Ata deri aty kane arritur: te ofrojne kete shume per lojtarin, e gjitha cash, pa lojtare te perfshire, por pa asnje bonus tjeter.

Nderkohe, Interi nga ana e saj me Beppe Marotten ne krye vazhdon te kerkoje 80 milione euro dhe gjithcka mund te kete nje kthese te papritur ne kete moment.

“Nuk eshte aspak e perjashtuar qe ne mungese te ndonje oferte te kenaqshme (80 milione euro e siper), Interi te vendose te mbaje lojtarin.”

“Dukej e pamundur, por mund te behet realitet nese ndodh keshtu. Ne kete rast, Interi mund te vendose te sakrifikoje nje lojtar tjeter ne skuader.”

Kjo eshte ajo qe shkruan Sky Sport Italia: ne kete moment duket e veshtire qe te ndodhe keshtu, por me sa duket, nuk eshte e pamundur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.