Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,195 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Ja pese lojtaret qe po ndjek Interi ne krahun e majte per te zevendesuar Perisic

MERKATO – Ja pese lojtaret qe po ndjek Interi ne krahun e majte per te zevendesuar Perisic
Inter Club Staff

Me sa duket Interi nuk eshte ne kerkim vetem te sulmuesave per sezonin e ri, por zikalterit kane edhe nje pozicion tjeter te zbuluar ne skuader. 

Behet fjale per krahun e majte, ku zikalterit jane ne kerkim te nje lojtari qe mund te beje te gjithe krahun pa problem, gje qe Conte e ka shpallur Perisic si jo te vlefshem.

Keshtu, edhe Ivan Perisic por edhe Henrique Dalbert jane ne dalje dhe drejtuesit zikalter po kerkojne emra te cilet do te gjenin dakordesine e Antonio Contes.

Nderkohe qe emri i Darmian nuk eshte se ngroh shume zemrat e drejtuesve, deshira e vertete dhe objektivi i pare eshte ai i Marcos Alonso ndersa i dyti eshte ai i Emerson.

Te dy lojtaret luajne tek Chelsea, por veshtiresia me e madhe ne kete mes nuk eshte as cmimi i tyre, as fakti se Chelsea nuk deshiron ti shese, por bllokimi i merkatos nga UEFA per ta do te thote se nese shesnin do te mbesin te zbuluar ne disa pozicione keshtu qe veshtire se do te leshojne ndonje lojtar ne kete sesion merkatoje.

Por nderkohe qe keta te dy jane emrat e pare ne listen e Interit, edhe Kolarov mbetet nje lojtar qe pelqehet por qe asnje perpjekje nuk eshte bere per te duke pare se me pare me Romen duhet zgjidhur ceshtja Dzeko.

Nje tjeter emer eshte ai i Kostic te Eintracht Frankfurt qe intrigon jo pak Ausilion dhe Marotten: Interi ka folur me agjentin Ramadani i cili eshte ndermjetesuesi ne kete rast dhe ai mund te jete opsioni i duhur per kete pozicion.

Nderkohe, ne Itali eshte edhe Biraghi i Fiorentines qe pelqehet: mbrojtesi i kombetares pelqehet jo vetem per aftesite e tij, por edhe per faktin se ka dale nga akademia e Interit e do te  ishte nje blerje e mire edhe per listen UEFA.

Ne kete moment lojtari vleresohet 15 milione euro nga Fiorentina. Por ky cmim mund te ulet duke futur ne marreveshje nje si Borja Valero qe eshte jashte planeve te Contes dhe qe pelqehet nga Fiorentina qe po shtyn per nje rikthim te tijin ne Firenze.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.