Inter, shume afer goditja me parameter 0 nga Milani? “Ja oferta per Calhanoglu: behet fjale per 5 milione euro ne sezon.”
Duket se cdo gje eshte e vertete: nga kolonat e La Gazzetta dello Sport diten e sotme zbulohen detaje per sa i perket tratatives ndermjet Interit dhe Hakan Calhanoglu.
Ai konsderohet si profili perfekt per te mos e ndjere, te pakten per momentin, mungesen e Christian Eriksen.
Turku nuk ka bere asnje hap prapa me Milanin dhe me kerkesen e tij per te perfituar 5 milione euro ne sezon.
Nderkohe, Milani nga ana e saj nuk ka ofruar asnjehere me shume se 4 milione euro. Po zikalterit? Me sa duket, Inter eshte gati ta kenaqe ne kerkesen qe ka per rroge turku.
Kjo edhe per faktin se rroga e tij do te paguhej menjehere me parate qe klubi do te kurseje nga shitja e Radja Nainggolan.
“Appiano Gentile nga Milanello eshte vetem 19 kilometra larg dhe me pak se gjysme ore me makine. Do te ishte nje levizje jo e larget per turkun.”
“Shtepine e ka, keshtu qe nuk duhet te levize ne kete drejtim edhe pse ai ne kete moment jeton shume afer Casa Milan.”
“Lojtari jeton ne te njejtin kompleks ku jeton edhe interisti De Vrij, me te cilin mbase edhe tani e ka shkembyer ndonje mesazh per Interin.”
“Faktikisht, nuk kemi ende asgje zyrtare, por ky operacion qe dukej shaka ne fillim mund te mbyllet brenda pak ditesh” e mbyll shkrimin e sa La Gazzetta dello Sport.