Merkato, zbulohet prapaskena e pabesueshme: “Marotta kishte mbyllur goditjen e se ardhmes: gjithcka u bllokua nga Suning.”
Samir Handanovic ka bere nje ndeshje te mrekullueshme ne Firenze ndaj Fiorentines duke pritur disa topa me te vertete te rrezikshem.
Me nderhyrjet e tij ne pjesen e pare ai arriti te mbante ne loje Interin ndaj nje Fiorentine qe filloi te sulmonte pa pushim.
Por gjithesesi Samir Handanovic, pavarsisht shume pasigurive te treguara ne ndeshjet e fundit, arriti te tregoje cilesite e tij.
Duke u nisur pikerisht nga Handanovic, Tuttosport ka treguar diten e sotme se si Marotta kishte ne dore pasardhesin e tij, por Suning ndaloi gjithcka.
“Behet fjale per Juan Musso: Ausilio dhe Marotta kishte arritur marreveshjen me Udinesen per te dhe mungonte vetem drita jeshile e pronareve.”
“Ai ishte perzgjedhur si portieri i se ardhmes, por Suning ndaloi gjithcka duke dhene sinjalet e para se Interi duhet te auto-financohej dhe se nuk kishte me shpeznime pa limit: rubineti ne Kine ishte mbyllur.”
“Keshtu, fjala e dhene ndaj Udineses ra dhe Musso u dorezua gjithashtu: ai pasi nuk u be gje me Interin, pranoi destinacionin Bergamo.”
“Neser ai do te jete ne fushe si kundershtar ndaj skuadres qe mund te kishte qene e ardhmja e tij per shume vite me radhe.”
“Nderkohe, nga ana tjeter do te jete Samir Handanovic, nje veteran i portes qe me shume mundesi po kalon sezonin e tij te fundit tek Interi.”