Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

685 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta per te mos i besuar syve: “Muaji i Ramazanit po penalizon Milanin: ja pse! Tek Interi eshte vetem…”

Gazzetta per te mos i besuar syve: “Muaji i Ramazanit po penalizon Milanin: ja pse! Tek Interi eshte vetem…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme per besimtaret e devotshem te fese islame ka nisur muaji i shenjte i Ramazanit i cili do te zgjase deri ne daten 12 maj 2021.

Por sipas La Gazzetta dello Sport ne Itali, ky eshte nje problem mjaft i madh per shume klube ne Serie A qe kane lojtare qe do heqin dore nga ushqimi gjate dites.

Gjithmone sipas asaj qe shkruan e perditshmja italiane, Muaji i Ramazanit po penalizon me shume Milanin, ndersa Interin shume pak.

“Eshte koha qe shume lojtare te heqin dore nga e ngrena nga lindja e diellit ne mengjes deri ne perendim te tij.”

“Per nje sportiv natyrisht ka efekte negative sepse eshte e mundur qe energjia te jete teper e paket. Nuk flitet vetem per paraqitjet, por edhe per menyren e ushqyerjes.”

“Stafet perkatese te skuadrave mundohen qe te ndihmojne atletet, por ne kete muaj per ta behet shume e veshtire.”

“Per kete motiv, autoritetet islamike ne disa raste te japin te drejte edhe ta shtysh Ramazanin per me vone kur aktiviteti sportiv eshte me i paket.”

“Por ata qe jane shume besimtare, nuk e bejne kete gje dhe nuk ka rendesi intensiteti sportiv qe kane dhe e mbajne. Ky eshte rasti i tre lojtareve te Milanit ne kete moment dhe i nje lojtari te Interit me klubin kuqezi me te prekur nga e gjitha kjo.”

“Tek Milani, qe eshte edhe skuadra me numrin me te larte te lojtareve qe do te mbajne Ramazan, eshte Kessie, Bennacer dhe Calhanoglu. Nderkohe, te Interi eshte vetem Hakimi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.