E FUNDIT NGA ITALIA – “Vjen nje super lajm per Interin ne keto minuta? Mund te merret nje vendim per…”
Duket se ne keto minuta ne Itali po pritet nje vendim shume i rendesishem per kapacitetin e stadiumeve.
Nderkohe qe te gjithe po presin qe kapaciteti te rritet nga 50% e te shkoje 75%, nje kerkese e ministrit te kultures mund te ndryshoje gjithcka.
Dario Franceschini (qe eshte ministri i kultures), ka kerkuar qe publiku te shkoje ne 100% per teatrot, sallat e koncerteve dhe muzete.
E me sa duket, nese ky vendim do te merret sot ashtu si edhe pritet, do te kete ndikim pozitiv edhe per sa i perket ceshtjeve sportive.
Per kete flet La Gazzetta dello Sport e cila shpjegon se ky mund te shnderrohet ne nje super lajm sidomos per Interin:
“Nese kjo gje do te ndodhe, e nese kapaciteti do te shkoje ne 100%, do te ishte nje super dhurate per Interin qe do te luante Inter-Juventus me mbi 70 mije shikues ne Meazza.”
“Duken shifra te nje bote tjeter sepse San Siro per here te fundit kaq shume eshte mbushur ne nje Inter-Milan te shkurtit 2020.”
“Gjithesesi, edhe nese nuk behet gje per 100%, eshte e sigurt qe vendimi per 75% te kapacitetit do te merret sot dhe Interi do shijoje te pakten 3/4 e stadiumit.”
“Vendimi zyrtar do te merret sot dhe dekreti futet ne fuqi qe kete te premte ose maksimumi te henen, nese e premtja nuk kapet dot.”