Inzaghi po mendon direkt per nje ‘ide te cmendur’ per Inter-Juventus? “Ai do te hedhe nga minuta e pare…”
Inter diten e djeshme ka arritur nje fitore shume te rendesishme ndaj Sheriff Tiraspol ne San Siro dhe ku nuk e priste aspak nje ndeshje e lehte.
Zikalterit edhe pse rrezikuan arriten te merrnin dy here frenat e lojes ne kontroll sepse ne pjesen e dyte u barazuan nga moldavet.
Por nje gje qe ka rene ne sy per mire dje ka qene edhe fakti se nje nga arkitektet e fitores ka qene Arturo Vidal.
Ai ka zhvilluar nje ndeshje ne kufijte e perfektes si per ate qe u dha ne fushe, por edhe per ate qe u perceptua jashte saj.
La Gazzetta dello Sport shkruan: “Ai ka ditur shume mire te zgjedhe momentin e duhur per te marre skenen dhe per te kapur perdore kete skuader.”
“Edhe pse rendimenti i tij nuk eshte me ai i njehere e nje kohe, ne netet qe kane rendesi, ai ben ende diferencen.”
“E ka bere kete gje edhe ne ndeshjen e pare si titullar kete sezon pasi deri me tani eshte konsideruar si zevendesuesi i pare i mesfushes.”
“Keshtu, Inzaghi ka nje ide ‘te cmendur’ per ndeshjen me Juventusin: te besoje tek Vidal edhe ne kete perballje.”
“E kaluara sjell sinjale pozitive. Vjet ka qene pikerisht ai qe hapi serine e golave per Interin ne kete takim. E me ndeshjen e djeshme, Vidal ka hedhur nje kandidature te forte per kete.”