Gazzetta ndez sfiden: “Te Napoli ndodhet nje lojtar i uritur per te ndeshkuar Interin: ai nuk do e harroje kurre…”
Menjehere sapo pushimi i kombetareve te mbyllet, direkt Serie A do te rikthehet me nje test shume te rendesishem.
Interi i Simone Inzaghit do te beje nje tentative tjeter per tu afruar me vendin e pare ne ndeshjen ndaj Napolit ne Meazza.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ne kete ndeshje, ne skuadren e Napolit ndodhet nje lojtar i uritur per hakmarrje.
“Nderkohe qe nga njera ane eshte Federico Dimarco, nje lojtar i ri qe do te tentoje te beje nje tjeter ndeshje te mire me skuadren qe ka enderruar qe femije, nga ana tjeter ndodhet nje lojtar qe Interi per te ka mbetur zhgenjimi me i madh ne karriere.”
“Behet fjale per Matteo Politano, nje ish-lojtar qe tek Interi sidomos me Luciano Spalletin ka bere shume mire ne Milano.”
“Por Interi me pas e nxori jashte planeve dhe ai u shit njehere te Roma (duke deshtuar si transferim) e me pas te Napoli.”
“Per Politanon ka mbetur nje shije e hidhur edhe pse ne fakt, njeriu qe nuk e donte ne skuader dhe e nxori si te pavlefshem per skemat ishte Antonio Conte.”
“Tani ai ndodhet te Napoli, plot me ndjesine e hakmarrjes ndaj ish-skuadres qe nuk besoi tek ai kur e kishte mundesine. Do ja dale? Fusha do e tregoje…”