Tuttosport i habit te gjithe: “Inter gati te mbylle nje super goditje ne Bundeslige me vetem 10 milione euro? Ja detajet.”
Ne oret e fundit Filip Kostic eshte futur zyrtarisht ne World Soccer Agency, skuderine e agjentit Alessandro Lucci.
Kjo gje flitej prej disa ditesh, por deri me tani nuk ishte bere zyrtare asgje por diten e djeshme ka ardhur edhe lajmi.
Pikerisht nga ketu niset Tuttosport e cila tregon per deshiren e madhe per tu transferuar ne Itali tek Interi per lojtarin.
Madje sipas te perditeshmes torineze, pikerisht Inteir fshihet te nderrimi i agjentit qe ka bere lojtari ne oret e fundit.
“Serbi eshte objektivi numer nje i Interit ne krahun e majte dhe per te kane filluar tashme edhe tratativat me klubin e tij aktual.”
“Eintracht Frankfurt eshte gati qe te lere lojtarin per rreth 10 milione euro, shifer kjo e diskutuar edhe ne vere.”
“Ne ate kohe, gjermanet kane kerkuar 10 milione euro pagese plus tre bonuse kur lojtari u kerkua nga Lazio.”
“Nderkohe, kontrata e lojtarit prej 2,5 milione eurosh hyn ne menyre perfekte me parametrat e Interit. Marotta eshte gati ta mbylle kete marreveshje sapo te jete mundesia. Shanset jane qe gjithcka te konkretizohet ne vere.”