Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

275 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Cagliari, Mazzarri humbet nje nga lojtaret me te rendesishem per ndeshjen ndaj Inzaghit!

Inter-Cagliari, Mazzarri humbet nje nga lojtaret me te rendesishem per ndeshjen ndaj Inzaghit!
Inter Club Staff

Inter dhe Cagliari do te perballen ne Meazza diten e diele ne darke per ndeshjen e radhes ne Serie A.

Nderkohe qe Inter sapo eshte kualifikuar per raundin tjeter te Champions League, Cagliari i Mazzarrit nuk po kalon nje moment te mire.

Ata jane ne rrezik konstant per renie nga kategoria dhe duket se kane nje nevoje urgjente per te bere pike.

Prandaj ne Meazza ata shihen si nje skuader shume e rrezikshme sepse ndonjehere jane pikerisht keto lloj skuadrash qe te hapin me shume probleme.

Nderkohe, pikerisht per kete ndeshje ka folur sot La Nuova Sardegna e cila ka treguar se Mazzarri do te luaje ne kete ndeshje pa nje nga lojtaret e saj me te rendesishem.

“Per Cagliarin do te mungoje nje nga lojtaret me te kerkuar te Interit ne merkato: pikerisht Nahitan Nandez.”

“Lojtari eshte i demtuar ne kofshen e djathte dhe me siguri nuk do te luaje ne ndeshjen ndaj Interit te dielen.”

“Ai ka bere vetem terapi dhe po shpreson qe ne grup te rikthehet javen tjeter dhe te luaje ndaj Udineses.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.