
Inter, zbulohet shkembimi qe do te kishte ndryshuar fatin e sezonit? “Eriksen ishte shume afer shkembimit me…”
Christian Eriksen ka marre nje vend titullari tek Interi ne ndeshjet e fundit, si per habine e te gjitheve.
Mesfushori danez dukej nje hap drejt largimit, por ka gjetur me ne fund besim dhe hapsire ne skuadren e Contes.
Ai i ka marre vendin e titullarit edhe nje lojtari si Arturo Vidal, qe te gjithe e dine shume mire qe ka qene i preferuari i tranjerit.
Por ne janar, me sa duket, sipas asaj qe eshte zbuluar sot, nje skuader italiane ka tentuar nje shkembim me zikalterit per te marre Eriksen.
“Propozimi ne javen e fundit te merkatos ka ardhur pikerisht nga Roma, per nje shkembim te barabarte ndermjet Eriksen dhe Dzeko.”
“Roma po tentonte te largonte boshnjakun dhe po mendonte te gjitha zgjidhjet e mundshme. Por pergjigja e Interit ka qene e menjehershme: refuzim dhe nuk diskutohet.”
“Per ceshtje teknike, taktike por edhe per ceshtje rroge. Ne ate pike, Roma me pas tentoi te futej ne gare per Sanchez, edhe pse nuk u be asgje.”
“Por nese ky shkembim do te kishte ndodhur, mbase i gjithe sezoni i Interit do te kishte ndryshuar dhe Conte nuk do mund te kishte besuar dot te cilesite e danezit”, nenvizon Fabrizo Romano te Calciomercato.com.