Napoli, Spalletti nuk eshte dakord: “Me shqeteson shume fakti qe na krahasojne me Interin. Ata jane…”
Nga Atalanta te Napoli, duke kaluar te Milani. Te gjitha skuadrat e kane pasur ne nje moment te caktuar titullin si anti-Inter, por te gjitha kane rene ne momente kyce.
Pas Gian Piero Gasperini, edhe Luciano Spalletti ka lene te kuptohet se te qenit anti-Interit ne kete moment rendon shume.
“Me shqeteson shume fakti se na krahasojne me Interin. Ne duam te fitojme te gjitha ndeshjet, por nuk mund te konsiderohemi anti askush.”
“Ne duam te bejme rrugen tone, keto etiketime me shqetsojne. Shihet ne fund pastaj qe ne nuk jemi anti-asnje.”
“Duhet te kemi identitetin tone, projektin tone, vullnetin per te qene ambicioze. Pastaj ne fund flasim per gjithcka po te doni.”
“Ishim +7 dhe jemi -4 nga Interi? Ka pasur momente ku mund te kishim bere me mire, por kjo eshte loja.”
“Per gjerat qe kane ndodhur mund te jemi te lumtur ose jo, por duhet te kemi vullnet per te bere gjerat pozitivisht tani e tutje.”
“Vetem nuk duhet te krahasohemi me askend. Jemi Napoli, nuk jemi anti-askush. Kjo eshte e rendesishme.”