Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Venezia, Inzaghi vendos perfundimisht: “Ja formacioni qe do te luaje titullar sot tek Interi.”

INTER-Venezia, Inzaghi vendos perfundimisht: “Ja formacioni qe do te luaje titullar sot tek Interi.”
Inter Club Staff

Pas nje suksesi tjeter ne kohen shtese kunder Empolit ne Kupen e Italise, Inter rikthehet te luaje ne kampionat.

Ose me mire: besohet se sot do te luaje ndaj Venezias se ne kete kampionat nuk i dihet asnjehere se cfare ndodh.

Shanset me te medha jane qe ndeshja te luhet sepse Venezia nuk ka pasur raste te tjera diten e djeshme dhe klubi lagunar ndodhet ne Milano.

Nderkohe, Inter nga ana e saj shpreson te luaje dhe do te kerkoje tre piket, duke mos i pasur syte fare nga ndeshja e neserme ne San Siro ndermjet Milan dhe Juventusit.

Kjo edhe per faktin se Interi pas pushimit te kombetareve ka nje kalendar te frikshem: Milan, Roma ne kupe, Napoli dhe Liverpool ne Champions.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Inzaghi, qe pas nje turnover total te bere ne kupe, do te hedhe ne fushe te gjithe titullaret.

Keshtu, ja qe nga minuta e pare do te jete Handanovic ne porte dhe perpara tij treshja e paprekshme: Skriniar-De Vrij-Bastoni.

Ne krah do te luaje Ivan Perisic ne te majte dhe ne te djathte pritet Dumfires, qe duket se eshte bere titullari i momentit ne kete krah. Darmian do e nise nga stoli.

Ne mesfushe asnje surprize dhe ne fushe do te zbrese Barella, Calhanoglu dhe Brozovic me kete te fundit qe eshte ne rrezik kartonash.

Ne sulm ka vetem nje balotazh nderkohe, por Lautaro eshte perpara Sanchez ne kete moment. Nderkohe, pritet titullar Dzeko. Kjo eshte pak a shume ajo qe ka vendosur Inzaghi.

Nga stoli eshte gati te futet Stefano Sensi qe eshte shume i karikuar per momentin qe po kalon.

TE REJAT E FUNDIT NGA VENEZIA – Nje nga pak sigurite e momentit eshte se tranjeri i Venezias, Zanetti, nuk do te jete ne pankine sepse eshte pozitiv.

Nderkohe, ne kete moment, mungesat ne formacion pritet te jene kater: Mazzocchi, Haps, Romero dhe Johnsen. Plus Ebuehi qe eshte ne Kupen e Afrikes.

Per sa i perket te tjerave, eshte e pamundur te behen parashikime formacioni sepse Venezia nuk ka bere publik emrat e lojtareve te prekur

FORMACIONI I MUNDSHEM:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Darmian, Dimarco, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sensi, Sanchez.

PREVIEW Inter-Venezia – Inzaghi rilancia tutti i titolarissimi. Ma si gioca?

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Correa.

VENEZIA (4-3-3): Lezzerini; Ampadu, Caldara, Ceccaroni, Ullmann; Crnigoj, Vacca, Cuisance; Aramu, Henry, Okereke.

Ne pankine: Maenpaa, Svoboda, Modolo, Molinaro, Tessmann, Fiordilino, Heymans, Peretz, Busio, Sigurdsson, Nani, Kiyine.

Tranjer: Zanetti (in panchina Bertolini).

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Ebuehi, Mazzocchi, Haps, Romero, Johnsen.

Arbiter: Marchetti.

Asistent: Lombardi e Dei Giudici.

Arbiter i Katert: Colombo.

Var: Mazzoleni (Mastrodonato).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.