Legjenda Stankovic nuk permbahet: “Te nje lojtar i Interit ne fushe shoh dicka te pabesueshme: ai eshte…”
I ftuar special dje ne San Siro per Inter-Roma, Dejan Stankovic ka folur per ndeshjen por edhe per dicka me shume naten e djeshme.
Keto kane qene fjalet e legjendes se Interit per kanalin tematik zikalter, Inter TV: “Do te me duhen dy ore per te folur per Interin tim.”
“Sidomos per kete Inter. Kane pasur veshtiresi ne fillim por tani po luajne shume mire, jane te organizuar dhe te vendosur shume mire.”
“Inzaghi eshte nje qe ben qe skuadra te luaje shume mire. Dukej qe kur luanim bashke ne fushe kur nuk dorezohej kurre dhe studionte gjithcka.”
“Ai ka pasur rastin qe te stervise Interin dhe e ka marre kete shans qe i doli dhe e ka ktyher ne nje mundesi te mire.”
“Ky eshte nje moment unik, nje dhurate shume e bukur per te qe ne kete moment te karrieres ka pasur mundesine te stervise nje skuader si Inter.”
“Kush eshte pasardhesi im te ky Inter? Kohet jane te ndryshme por shoh nje te ardhme te madhe te nje lojtar ne vecanti.”
“Te Barella ne fushe shoh dicka te pabesueshme: ai eshte kudo, ka pasion, eshte nje lider i madh ne fushe. Me pelqen, ka gjuajtje, eshte box to box, punon per skuadren dhe ndihet.”