Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Pedulla jep lajmin e bujshem: “Jo Cavani, ja kush eshte objektivi i madh i Marottes dhe Contes ne sulm.”

Inter, Pedulla jep lajmin e bujshem: “Jo Cavani, ja kush eshte objektivi i madh i Marottes dhe Contes ne sulm.”
Inter Club Staff

Interi eshte perballe nje revolucioni te pashmangshem ne repartin e sulmit per sezonin e ardhshem.

Mbi te gjitha nese Lautaro do te kushtezoje zgjedhjet e Marottes por edhe e ardhmja e Sanchez dhe Esposito duket larg Milano.

Per kete fakt, blerjet do te jene disa ne shtepine zikalter dhe per kete ka folur nje nga ekspertet e merkatos me te njohur ne Itali.

Alfredo Pedulla ka hedhur sot nje teori te re per nje emer shume te bujshem per sulmin e Interit dhe qe luan tek Manceshter City.

Per fjale per El Kun Sergio Aguero. Sipas Pedulles, Interi e ka ne listen e saj emrin e argjentinasit te Cityt.

“Klubi zikalter deshiron te kerkoje perseri 90 milione euro plus nje lojtar te vetem nga Barcelona per Lautaro Martinez.”

“Po pasi te gjendet marreveshja? Interi do te kerkoje dy sulmues. Njeri qe te zevnedesoje Sanchez dhe nje qe te zevendesoje Lautaro Martinez.”

Pasi ka hasur ne rinovimin e Giroud me Chelsea dhe kete te fundit (akoma me i rende) te Martens me Napolin, zgjedhja Cavani ne kete moment duket si nje zgjedhje qe ka fituar shume pike.

Klubi zikalter ka filluar tentativat e saj per te marre El Matador nga Parisi (edhe pse ai do donte te qendronte po eshte ne skadence kontrate)

Keto dite Edinson deshiron te provoje dhe te kuptoje nese ka ndonje marzh per nje rinovim dhe te verifikoje nese do te vije ndonje tranjer tjeter ne vend te Tuchel.

Per momentin ai ka marre kohe (ofertat nuk mungojne) por perpara eshte edhe nje Champions League ku ai ka shprese te shkoje deri ne fund. Keshtu Interi eshte perseri ne gare, por do duhet te prese mbase.”

Po zevendesuesi i vertete i Lautaro Martinez? 

“Cavani nuk do te ishte zevendesuesi i Lautaros. Ne asnje menyre. Emri qe pelqehet me shume eshte ai i Timo Werner, por operacioni ka shume veshtiresi.”

“Por duhet te kemi kujdes nga surprizat: emri i fundit eshte ai i Kun Aguero qe ka nje kontrate deri ne 2021 me Manchester City dhe qe nuk eshte shume i lumtur ne Manchester. Kete gje ai e ka treguar edhe ne deklaratat e fundit.”

“Aguero i ka pelqyer gjithmone Interit por per momentin eshte vetem nje ide, jemi ne fazen ku Marotta po tenton te kuptoje nese mund te levize per te.”

“Shume do te varet se si do te zhvillohen raportet ndermjet Agueros dhe Cityt por dhe kerkesa e tyre per argjentinasin. Ai do te ishte zevendesuesi i Lautaros.”

“Keshtu, nuk eshte Cavani goditja e madhe ne sulm per Interin por endrra e madhe eshte pikerisht El Kun.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.