Dumfries, cfare fjalesh: “Te Interi me ka ndihmuar shume nje lojtar qe te kaloj momentin e veshtire. Uroj qe nje dite…”
Duke folur per revisten hollandeze ELF Voetbal, Denzel Dumfries ka folur per bilancin e muajve te pare tek Interi.
Keto kane qene fjalet e tij: “Kane qene vertete muaj zbavites. Por kane qene shume intensiv, ku kemi punuar shume.”
“Ka qene gjithcka e re per mua. Qe nga fillimi e kam pasur te veshtire te kuptoj se si funksionon ky klub i madh ku jam dhe cdo gje eshte per tu vleresuar atje.”
“Flas me stafin, njoh me mire shoket e skuadres dhe i degjoj ne ate qe me thone. I degjoj mire dhe mesoj nga ata.”
“Kam mesuar shume nga shoket e skuadres si puna e Hakan Calhanoglu dhe Ivan Perisic. Por nje njeri me ka ndihmuar shume ne muajt e pare te veshtire.”
“Ai eshte Stefan De Vrij i cili ka qene deciziv per gjithcka. Me ka ndihmuar shume ne cdo hap qe kam hedhur tek Interi dhe ne qytetin e ri.”
“Eshte e bukur qe te kesh prane dike qe flet gjuhen e njejte me ty, por edhe gjuhen vendase. Ne jemi te dy nga Rotterdam.”
“Kush eshte idhulli im tek Interi ne ate pozicion? Te Inter kane luajtur shume lojtare te medhenj ne te djathte, por nese mendoj nje, me shkon mendja te Maicon. Me siguri nje shembull. Uroj qe nje dite te arrij niveli ne tij”.