Gazzetta gozhdon Milanin: “Fitorja e Interit ishte nje mesazh i qarte per Piolin: per nga menyra se si…”
3-1 ndaj Romes duket se ka shtyre Interin drejt Scudettos. Per kete eshte e bindur La Gazzetta dello Sport e cila ne nje fare menyre ka gozhduar edhe Piolin.
Ata kane treguar peshen e madhe qe ka pasur fitorja e Interit ndaj Romes ne Meazza dhe e konsiderojne ndeshjen ndaj Bolognes diten e merkure nje hap teper te rendesishem.
“Te mundet skuadra e Mihajlovic, qe kohet e fundit ka ndalur pikerisht Milanin por edhe Juventusin, do te thote shume per Interin.”
“Zikalterit tani i kane te gjitha perballjet e tyre me skuadra poshte vendit te dhjete dhe ne leter, nje kalendar me te lehte. Ndersa Milan i ka te gjitha perballjet me kundershtare siper vendit te 10.”
“Por kujdes, sepse fitorja e Interit dje ka qene nje mesazh shume i qarte edhe per Piolin, qe ne konference ka thene fjale te renda.”
“Ka qene nje perballje shkaterruese ajo dje per Romen qe eshte shkermoqur totalisht perballe fuqise se Interit, dicka qe eshte pranuar edhe nga Mourinho me vone.”
“Ky Inter ishte thjesht shume i forte per kete Rome. Ashtu si ky Inter ishte goxha i forte per Milanin ne Kupe vetem disa dite me pare.”
“Nese Milan ka humbur fuqi ne mesfushe, dje Inter ka pasur Barella, Brozovic dhe Calhanoglu qe kane dominuar cdo gje ne mesfushe.”
Tani Pioli duhet ta kete marre mesazhin ne fushe, jo me fjale neper konferenca…